Lirohen dy femrat e 8 kileve heroinë

Aug 28, 2012 | 12:33

Makina ku u gjet droga, poshtë makinës serbatori i çarë nga policia për të nxjerrë heroinën

Krimet e Rënda: Arrest me burg 27-vjeçares, u bllokohen pasaportat Sonila Popës e Migena Dervishit.

Donika Dervishi merr përsipër drogën: Motra e kushërira s‘e dinin.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” ndaj shtetases Donika Dervishi, 27 vjeçe, e cila mori përsipër tentativën e trafikimit të tetë kilogramëve heroinë që u bllokuan në makinën e saj më 24 gusht në Portin e Durrësit. Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi lirimin e menjëhershëm nga qelitë për dy shtetaset e tjera, Migena Dervishi, 32 vjeçe dhe shtetases Sonila Popa, 31 vjeçe, pasi rezultoi se ato nuk kanë pasur dijeni për drogën në makinë. Tri femrat dolën para gjykatës rreth orës 11:30. Burimet nga seanca thanë dje për gazetën “Panorama” se shtetaseve Migena Dervishi dhe Sonila Popa u janë bllokuar pasaportat në mënyrë që të mos dalin jashtë vendit. Ndërkohë para gjykatës, shtetasja Donika Dervishi, 27 vjeçe, ka pranuar se ka qenë në dijeni të faktit se “kishte diçka në makinë”.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura