Liritë fetare në botë, Clinton: Shqetësim 7 vende

Jul 31, 2012 | 10:21

Raportit vjetor i Departamentit të Shtetit mbi gjendjen e lirisë fetare në botë ngre shqetesim per situaten ne shtatë vendet si Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistani.

Raporti thekson gjendjen e lirive fetare në vendet muslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Afganistanin.

Në Kinë, raporti thotë se ka pasur një përkeqësim të respektitmit të lirisë fetare nga ana e qeverisë, përfshi ndaj rajoneve të Tibetit dhe ndaj muslimanëve që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se në Korenë e Veriut, liria fetare nuk ekziston fare.

Raporti thotë se qeveria kalimtare e Egjiptit ka bërë gjeste në drejtim të pjesmarrjes më të gjerë, por ka dështuar të mbajë përgjegjëse forcat e sigurisë që godasin kryesisht protestues të krishterë.

Çështje të lirisë fetare mbizotëruan vizitën e Sekretares Klinton në Egjipt në fillim të këtij muaji.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se egjiptianët dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të presin nga presidenti i ri egjiptian, Mohammed Morsi, që të emërojë një qeveri ku të përfshihen gra dhe të krishterë.

Zonja Klinton tha se të krishterët në Egjipt dyshojnë në se një qeveri e udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane do të qeverisë drejtë si për jo-muslimanët edhe për myslimanët. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do t’a vlerësojnë qeverinë egjiptiane nga veprimet dhe jo fjalët.

© Panorama.al

Te lidhura