Lirimi i përkohshëm, Haradinaj kthehet në shtëpi

May 10, 2012 | 12:44

PRISHTINE- Në shoqërimin e madh të forcave të sigurisë së EULEX-it, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria”.

Nga Aeroporti i Prishtinës, Ramushi është larguar nga një rrugë dytësore ku i është shmangur gazetarëve, medieve dhe qytetarëve që ishin dalë për ta pritur atë.

Në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria të Prishtinës ai është pritur nga familjarët e tij.

Perpos medias ka nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave.

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj është marrë dje dhe ai do të rri në Kosovë, deri në dhënien e vërdiktit të Tribunalit ndërkombëtarë të Hagës që pritet të jepet gjatë muajve të verës.

Gjykata e Hagës ka dështuar përballë procesit të rikthyer gjyqësor që akuzonte në bazë të disa pohimeve Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës pritet të merret pas disa javëve.

Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.

Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt. Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura