Lirimi i Limajt, Daçiç arreston 8 shqiptarë në Preshevë

May 5, 2012 | 13:01

Në Bujanovc, Lugina e Preshevës, forcat serbe arrestuan 8 shqiptarë, të cilët dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha para gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në Jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”. Lëvizja e Daçiç erdhi vetëm një ditë pasi Gjykata në Prishtinë liroi Fatmir Limajn nga akuzat për krime lufte. Daçic deklaroi se aksioni i xhandarmërisë serbe u realizua me urdhrin e Prokurorisë për krime lufte. “Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh”, tha ministri serb. Të arrestuarit dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës.

© Panorama.al

Te lidhura