Babai i Naim Murseli ka treguar momentin kur i mësoi arrestimin e të birit, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Liridona Murseli për 30 mijë euro.
Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, Shaban Murseli i kërkoi falje të gjithë shqiptarëve për krimin e kryer nga i biri.
Ai theksoi se sa të jetë gjallë Liridona do të jetë pjesë e familjes së tij.
“Ju kërkoj falje të gjithë atyre që dëgjuan intervistën e parë që bëra nga varrezat.
Pas varrimit nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej. Ai u arrestua dhe askush nuk më tha mua që ai do të arrestohej, që të mos shqetësohesha.
Sot e 100 vjet jam me familjen Ademaj, Liridonën e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë, i shpreh ngushëllimet gjithë kombit shqiptar. Kjo ngjarje i ka prek thellë të gjithë”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al