Me mendje apo pa mendje, ajo ka nxjerrë gjoksin jashtë gjatë prezantimit të pamjes më të re, ku ka filluar të bëhet një bionde seksi. Kështu siç e prezantojmë, duket pamja më e re e këngëtares së njohur kosovare, Linda Halimi, e cila dita-ditës përpiqet të promovojë veten përmes Facebook-ut, si mënyra më e mirë e marketingut, për të shprehur atë që dëshiron. Foto me të dashurin pa fund, nëpër evente e mbrëmje muzikore, por pa munguar edhe fotot ku këngëtarja shihet vetëm. Ditën e martë, Linda ka prezantuar pamjen e saj të re, si dhe ndryshimin e look-ut, duke treguar se do të rikthehet tashmë si bionde e duke abandonuar ngjyrat tjera, me të cilat ka eksperimentuar disa herë. Por, ne gjetkë e kemi pasur mendjen, jo tek leshrat e saj të verdhë. Gjoksi i saj ka nxjerrë kokën nga këmisha e këngëtares dhe dashamirës të saj e kanë këshilluar që ta largojë nga profili atë foto.











