Linda Halimi, hakerat i thyejnë profilin dhe e shpallin të vdekur

Aug 13, 2011 | 14:37

Këngëtarja disa ditë më parë është tmerruar nga një lajm, i cili është përhapur me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale. Linda ka kohë të gjatë që po ‘lufton’ me disa hackera, të cilët nuk e lënë rehat këngëtaren, duke ia thyer profilin dhe faqet e fansave të cilat i menaxhon vetë. Për të vazhduar më tej luftën, hakerat e shpallin të vdekur atë, duke dhënë lajmin në faqet dhe profilin zyrtar e duke u prezantuar si vëllai i këngëtares. “Linda Halimi ka vdekur sot në mëngjes. Unë jam vëllai i saj. Pushoftë në paqe!”, kështu është shkruar në njoftimin e dhënë nga ata të cilët luftojnë kundër këngëtares. Por më poshtë, pas disa orëve, është dhënë dhe një shpjegim nga të afërmit e saj duke sqaruar: “Ka qenë vetëm një shaka pa kripë e dikujt që i ka thyer passwordin e të dyja llogarive dhe ka postuar këtë status. Linda ka thënë se është shëndoshë e mirë dhe, pasi ka provuar, e ka parë që nuk mund të hyjë në llogaritë e saj në internet. Gjithashtu, ka thënë se ka pasur shumë telefonata të njerëzve që janë skandalizuar nga lajmi”. Që t’i rikthehet faqja dhe profili Lindës, i duhet të bashkëpunojë me ata, pasi kërkojnë disa kushte të cilat duhet t’i plotësojë këngëtarja. Linda ka shkruar dhe një status të saj në të cilin thotë: “O Zot i madh! Kushdo që ma ka bërë këtë të zezë, a ke Perëndi, a beson në diçka? A e di more i shkretë që nesër të ndodh ty po e njëjta e zezë? E ke bo familjen time me vujt, t’u mendu se kam vdekë”.

ZHVISHET NË PISHINA

Dikur e kishte shumë problem të zhvishej, kurse tani e ka tejkaluar atë kompleks. Këngëtarja e njohur kosovare, Linda Halimi, po kalon ditët e nxehta të verës duke u freskuar nëpër pishina. Nuk ka qenë e vetme, pasi e kanë shoqëruar dy miq të saj, të cilët kanë pasur rastin ta fotografojnë këngëtaren. Ajo ishte për një kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku realizoi disa këngë në duet me reperin amerikan Big D dhe është kthyer në Kosovë për të vazhduar aktivitetet e tjera muzikore. Linda që në fillim të karrierës ka theksuar se synon të jetë pjesë e spektaklit “American Idol” dhe shpreson që një ditë të realizojë ëndrrën e saj, pasi ka shumë talent dhe vokal të mrekullueshëm, madje zotëron gjuhën angleze në mënyrë perfekte, pasi ka punuar një kohë të gjatë në kampin ushtarak amerikan “Bonstel” në Kosovë.

 

BLERAND REXHEPI

© Panorama.al

Te lidhura