Gënjeshtra e këngëtares Linda Halimi se mes saj dhe menaxherit Davon Edëards (Big D) nuk ka asgjë më shumë se shoqëri, në fund u dekonspirua. Ata që shfaqeshin së bashku kudo në çdo event, e kanë bërë publike lidhjen e tyre me fejesë. Po si është njohur Linda me Big D? Siç ka treguar dhe vetë këngëtarja, e cila në fillimet e saj ka kënduar në kishën amerikane në kampin Bondsteel në Ferizaj, aty ka takuar Davonin, i cili atë kohë ka shërbyer në forcat e KFOR-it amerikan. Për një kohë të gjatë Linda ka performuar hite të njohura botërore me rastin e festave dhe meshave të ndryshme në këtë kishë, ndërsa më vonë filloi një karrierë artistike me pjesëmarrjen në shumë festivale. Këngëtarja e njohur pas vetes ka një fejesë të dështuar, e cila thuhej se ishte shumë ideale, por më vonë doli ndryshe, pasi Linda u nda nga kitaristi Ilir Halili dhe filloi të shijonte jetën si ‘’single lady’’.

Bëri disa ndryshime në stilin e saj, filloi të duket më seksi, ndryshoi gardërobën, mënyrën e të kënduarit, udhëtoi drejt S h – teteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar disa projekte muzikore pikërisht në bashkëpunim me Big D, takoi idhullin e saj Britney Spears e natyrisht, takoi edhe prindërit e Davonit. Tentoi disa herë të përgënjeshtrojë lajmet ku lakohej emri i saj dhe i Big D, të cilin e prezantonte për një kohë të gjatë si menaxher, por në fund u dorëzua. Ajo është fejuar me menaxherin e saj pikërisht në Ditën e të dashurarve. Dhëndri i huaj, nuses së ardhshme i ka dhuruar edhe unazë prej diamanti, ndërsa këngëtarja tashmë ka ndryshuar statusin e saj në facebook dhe ka shkruar një mesazh për të gjithë miqtë e saj. ‘’Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet. Ky Shën Valentin ka qenë gjithçka si në ëndërr dhe ndihem e bekuar që kam pranë një njeri si ai… ‘’, thuhet në fund të mesazhit të Lindës. Ne tentuam të kontaktojmë këngëtaren dhe të fejuarin e saj, por asnjëri nuk prferoi të japë ndonjë deklaratë më tepër rreth fejesës.











