Sezonin e kaluar, ish-kampionia e Francës, Lila, zhgënjeu në Ligën e Kampioneve dhe sivjet synon të kalojë fazën në grupe. Ndeshjen e parë do e zhvillojë në shtëpi kundër bjellorusëve të BATE Borisovit. E vetmja dilemë për këtë ndeshje për trajnerin e Lilës, Rudi Garsia, mbetet rrotacioni në mbrojtje, ku ndeshjen e fundit në kampionat (1-1 ndaj Trojes) nuk aktivizoi Marko Basan dhe David Rozehal, ndërsa pritet rikthimi i Matië Debushi, i cili ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë. “Ashtu si sezonin e kaluar, edhe sivjet bëjmë pjesë në një grup të fortë. Megjithatë, kemi shansin ta nisim me rezultat pozitiv, pasi kemi treguar që jemi ekip më i fortë se rivalët tanë bjellorusë”, tha Garsia.











