Ligji për pasuritë merr 115 vota, 5 nga PS kundër

Sep 19, 2012 | 12:22

Seanca e djeshme në Parlament

Ndryshimet në ligj, do deklarohen dhuratat dhe shpenzimet.

Maxhoranca dhe shumica e deputetëve të opozitës bashkuan votat dje edhe për disa ndryshime në ligjin për deklarimin e pasurive dhe konfliktin e interesit. Por me gjithë vendimin e opozitës për të votuar pro drafteve të ardhura nga qeveria, një pjesë e deputetëve të saj e shkelën atë, duke votuar kundër dhe abstenuar. Pas një debati mes deputetit Erjon Braçe dhe kryeparlamentares Topalli për dokumentin e të ardhurave kur zyrtari deklaron pasurinë për herë të parë, 5 socialistë (Erjon Braçe, Tom Doshi, Arben Isaraj, Alfred Dalipi, Gjovalin Kadeli) votuan kundër, ndërsa gjashtë të tjerë (Sajmir Tahiri, Armando Subashi, Ermonela Felaj, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Namik Dokle) abstenuan.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura