
Socialistët votojnë kundër aktit normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve: Shtëpi falas, jo me kredi.
Olldashi: Janë 710 qiraxhinj që refuzojnë kredinë në bankë.
Grupi Parlamentar i PS dëgjon kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Korçës, Niko Peleshi.
“Qeveria socialiste është në gjendje ta realizojë këtë projekt”
Maxhoranca miratoi e vetme dje në Komisionin e Ligjeve aktin normativ të qeverisë për banesat e ish-pronarëve. Opozita e kundërshtoi aktin me pretendimin se ai është antikushtetues dhe përplas dy shtresa shoqërore me njëra-tjetrën. “Nga pikëpamja shoqërore po luani rrezikshëm duke shpresuar se mbase fitoni ndonjë votë. Po përplasni dy grupe shoqërore që janë ish-pronarët në të drejtën e tyre dhe shumë qytetarë që nuk kanë asnjë faj. Sot po zgjidhni të shmangni qeverinë nga zgjidhja e problemit dhe të përplasni dy grupe qytetarësh me njëri-tjetrin, duke shpresuar se do të lani duart me problemet tuaja”, u shpreh deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











