Parlamenti i ri te Piramida, miratohet projektligji

Jul 12, 2011 | 9:57

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot me votat e maxhorances projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”, propozuar nga 38 deputetet te PD-se.

Miratimi eshte bere ne mbledhjen e paradites te Komisionit te Ligjeve, duke i hapur rrugen keshtu procedurave te metejshme per kompleksin e ri parlamentar.

Ne nismen me pak nene percaktohet se Kuvendi do te jete enti prokurues i firmes fituese te punimeve ne vendin ku ndodhet sot Piramida dhe se Keshilli i Ministrave do te merret me hapat e tjere ne menyre qe ky projekt te perfundoje sa me pare, per 100 vjetorin e pavaresise.

Sipas projektligjit leja e ndertimit nuk do te jepet nga KRRT-ja e Bashkise se Tiranes, por nga KRRTRSH-ja, organ qe drejtohet nga kryeministri Berisha.

Ne projekt nuk eshte percaktuar asnje afat per nisjen e punimeve dhe nuk ka te dhena per koston e ndertimit.

Projektligji qe shqyrtohet sot eshte ne variantin perfundimtar te tij, ndryshe nga ai i paraqitur ne fillim te vitit.

Me kete variant me te thjeshtuar parashikohet procedura e shembjes se Piramides dhe ne vend te saj, ngritja e kompleksit te ri parlamentar. Ky vendim eshte kundershtuar ashper nga opozita, por ne nje seance te fundit te pak koheve me pare, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin e Bashkise se Tiranes, pikerisht per kete ceshtje.

 

© Panorama.al

Te lidhura