Raundi III, Ligjet: Nuk ka kandidat zyrtar

Jun 8, 2012 | 9:31

TIRANE- Ne prag te raundit te III per votimin per kreun e ri te shtetit, Komisioni i Ligjeve ne nje mbledhje fare te shkurter ka konstatuar se edhe kete here nuk ka asnje kanididat zyrtar per president.

Mbledhja e komisionit ka zgjatur vetem pak minuta, sa eshte bere konstatimi dhe prezantuar raporti qe do t’i paraqitet me tej Kuvendit te Shqiperise.

“Nga verifikimet e deritanishme në protokollin e Kuvendit konstatojme se nuk është depozituar asnjë kandidaturë zyrtare. Komisioni nuk mund te shqyrtojë formalisht, për sa kohë nuk ka kandidaturë. Në vijim, ne vlerësojmë se seancës plenare duhet t’i percillet raporti ku kerkohet zbatimi i nenit te Kushtetutës që votimi  quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat, ndaj Kuvendi edhe sot mund të mbyllë procedurën përkatëse”- tha deputeti demokrat Viktor Gumi.

© Panorama.al

Te lidhura