Akuzat e Martit, “Ligjet” miratojnë projektligjin

May 8, 2012 | 9:41

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me konsensus ligjin për hetimin e akuzave të reportert Dik Marti për krimet gjatë lutës së çlirimit të Kosovës. Pas diskutimeve në komision anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në një frymë ranë dakord për miratimin e  projektligjit “Për rregullimin e marrëdhënieve juridiksionale në çështjet penale me Task-Forcen hetimore speciale të EULEX-it”, me qëllim hapjen rrugë sa më shpejt të hetimeve. Projektligji pritet të jetë në rendin e ditës në seancën parlamentare të ditës së enjte, ndërsa kërkon një shumicë të cilësuar votash për miratim.

Ky draft i qeverisë parashikon hetimin e akuzave të raporterit Dick Marty, në lidhje me krimet gjatë lutës së çlirimit të Kosovës. Projektligji i jep të drejtë që hetimi do të kryhet nga EULEX-i, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë. Në relacionin e projektligjit thuhet se: “Shqipëria e konsideron të domosdoshëm rrëzimin njëherë e përgjithmonë të akuzave të ngritura nga Dick Marty, duke e konsideruar të një rëndësie primare vendosjen e drejtësisë, që është njëkohësisht gur themeli për vendosjen e paqes dhe për të kundërshtuar çdo mundësi për cenimin e imazhit të shqiptarëve dhe luftës së drejtë të çlirimit të Kosovës”.

Ky ligj duhet të miratohet para takimit të radhës së Këshillit të Sigurisë.

© Panorama.al

Te lidhura