
MONAKO- Në Monako është hedhur shorti për fazën në grupe për një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.
Chelsea do të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, italianëve të Juventus dhe ndaj fituesve të titullit në ligën daneze, FC Nordsjaelland në Grupin E.
Chelsea, i cili mposhti Bayern Munchen nga pika e penalltive në finalen e sezonit të kaluar, mund të bëhet klubi i parë që do të mbrojë me sukses titullin në Ligën e Kampionëve.
Si grupi më i vështirë konsiderohet, Grupi D, me Real Madrid, kampionët e anglisë, Manchester City, hollandezët e Ajaxit, si dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë, Dortmund.
Nderkaq, Andres Iniesta u shpall nga UEFA, Lojtari më i Mirë i Vitit, pas nje votimi live nga salla ku po hidhej shorti, per here te pare ne historine e ketij çmimi. Lionel Messi dhe kristiano Ronaldo ishin gjithashtu dy favoritet per te marre çmimin.
Ja dhe grupet pas hedhjes së shortit
Grupi A
Porto (Portugali)
Dinamo e Kievit (Ukraine)
PSG (Francë)
Dinamo e Zagrebit (Kroaci)
Grupi B
Arsenal (Angli)
Schalke 04 (Gjermani)
OLimpiakos (Greqi)
Montepellier (France)
Grupi C
Milan (Itali)
Zenit (Rusi)
Anderlecht (Belgjikë)
Malaga (Spanje)
Grupi D
Real Madrid (Spanje)
Manchester City (Angli)
Ajax ( Hollande)
Dortmund (Gjermani)
Grupi E
Chelsea (Angli)
Shakhtar Donetsk (Ukraine)
Juventus (Itali)
Nordjaeslland (Danimarke)
Grupi F
Bayern Munchen (Gjermani)
Valencia (Spanje)
Lille (France)
Bate Borisov (Bjellorusi)
Grupi G
Barcelona (Spanje)
Benfica (Porto)
Spartaku i Moskes (Rusi)
Celtic (Skoci)
Grupi H
Manchester United (Angli)
Braga (Porto)
Gallatasaraj (Turqi)
CFR Cluj (Rumani)
© Panorama.al











