Shqipëri-Izrael: Parësor, bashkëpunimi ekonomik

Jun 28, 2011 | 18:09
Ministri i Jashtem shqiptar, Edmon Haxhinasto dhe homologu i tij izraelit, Avigdor Lieberman

TIRANE- Bashkëpunimi ekonomik është sfida e së ardhmes në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman dhe homologu i tij shqiptar, Edmond Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

“Ne diskutuam që marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve, do t’i shtrijmë edhe në fusha të tjera. Tashmë sfida që kanë përpara marrëdhëniet tonë, është që të shkojnë më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik”- tha Liberman.

Pikërisht për këtë, shtoi më tej ai, gjatë kësaj vizite kam marrë me vete 17 përfaqësues të biznesit izraelit, në mënyrë që të shkembehen ide dhe mundësi bashkëunimi me biznesin shqiptar.

Sipas minisitrit Haxhinasto, nesër do të ketë një takim mes dy përfaqësive të biznesit.

Të dy ministrat,  pohuan se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë  në fusha të tilla si, energjia, turizmi dhe bujqësia.

Kosova

Sa i përket çështjes së Kosovës, dhe mundësisë së njohjes nga Izraeli, Liberman theksoi se kjo mbetet një çështje shumë sensitive.

“Unë shkurt do të them se ne mund ta njohim atë pasi të jetë njohur nga disa vende si, Spanja apo Qipro. Eshtë një çështje shumë shumë e ndjeshme”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura