Lidhja e Flori Mumajesit dhe Soni Malajt, shkak i ndarjes ish e dashura? Thirrja e këngëtares: Pse nuk më ke sjellë një…

May 16, 2026 | 14:04

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në “Ferma VIP” për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë.

flori mumajesi soni malaj (1)

Fermerja tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë zyrtare, pra të fejuar. Biseda nisi te një nga këngët e Florit që po dëgjohej në fermë, ndërsa Moza e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë afeksion të veçantë për artistin.

“Mos ma shaj Florin”, iu përgjigj ajo me humor. “Është ‘ish’-i im. Dy vite e gjysmë bashkë”, vijoi më tej. “Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht. Ai në punë të vetë tani, unë në timen”.

soni malaj (1)

Gjithashtu, Soni bëri edhe një thirrje spontane nga “Ferma VIP” për Florin, duke i kërkuar që t’i sillte një dron.

“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në ‘Fermë’. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, – tha Soni Malaj ndër të tjera.

Një histori kjo që duket se ka mbetur në të shkuarën dhe pak dihet për të. Historia Flori Mumajesi dhe Soni Malaj duket për publikun sa e “lashtë”, aq edhe e freskët.

flori mumajesi soni malaj (2)

Kjo, pasi prej 10 vitesh nuk kishte asgjë që i bashkonte këngëtarët, por njëkohësisht ata nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i shoubizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

“Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni. Pak e dinë që ndarja e këtij çifti ishte pikërisht për shkak të Florit. Kantautori, në atë kohë nuk ishte gati të krijonte një familje, duke hequr dorë nga ky raport. Pak pas kësaj ndarjeje, Flori është rikthyer tek ish-partnerja e tij.

Pak pas kësaj ndarjeje edhe Soni gjeti dashurinë. Megjithatë raporti mes saj dhe Florit mbeti i ngrirë prej 10 vitesh, deri kur kantautori bëri një këngë që ia dha pikërisht Sonit. Në atë kohë, këngëtarja foli publikisht për këtë projekt.

soni malaj (3)

“Si bashkëpunim artistik ka mbaruar me albumin ‘Unik’, nga ai album dolën këngë të ndryshme e më pas nuk kemi bashkëpunuar. Mund të kenë kaluar gati 10 vite që prej atij bashkëpunimi.

Mu propozua si këngë, sepse djemtë mendonin se është këngë e përshtatshme për mua. Flori pa diskutim ka veçantinë e tij, si bashkëpunim jo u mirëprit, por u përqafua shumë”,- u shpreh ajo.

Megjithatë, në atë kohë ajo preferoi të mos fliste për prishjen e raportit dhe shkakun që erdhi pikërisht nga një e tretë.

soni malaj (2) soni malaj soni malaj (4) soni malaj (2)

© Panorama.al

Te lidhura