Librazhd, Olldashi: Unaza lindore, brenda vjeshtës

Jul 15, 2012 | 12:24
Ministri Olldashi

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjate inspektimit te punimeve në zonën e Steblevës dhe fushë Studenit, beri me dije se brenda vjeshës aksi do të jetë i gatshëm për paketën e shtresave të asfaltit.

Sipas tij, ky është segmenti më i vështirë dhe më i rëndësishëm i asaj që quhet unaza Lindore, pra segmenti që lidh Peshkopinë me Librazhdin.

Behet fjale per një distance prej 58 km për të cilën jane tenderuar punime në vlerën 2.4 miliard lekë.

“Jam i bindur që me këtë rritëm që po punohet, në afatin optimal, në vjeshtën e këtij viti, objekti i dorëzohet Fondit të Zhvillimit në mënyrë që të fillojnë asfaltet dhe rruga brenda një afati disa mujor të jetë e kaluashme dhe në një paramentër të pakrahasueshëm me atë që ka qënë më parë. Duhet të kemi parasysh se kjo rrugë ka qenë vetëm 4 m, e pa asfaltuar, gjithmone e bllokuar dhe me një trajektore shumë të vështirë”, tha ai.

Punimet kryhen në një bashkëpunim të ministries së Transportit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

© Panorama.al

Te lidhura