LIBRAZHD – Dy shtetas kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti automobilistik përgjatë aksit kombëtar Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Dragostunjë. Burime zyrtare të Policisë deklarojnë se një mjet tip “Nissan” me targa të huaja, me drejtues shtetasin Kastriot Stojani, 38 vjeç, emigrant nga Laçi që po kthehej në vendlindje për pushime, është përplasur me mjetin e shërbimit postar “DHL” tip “Volksëagen” me targë TR 3143 U, me drejtues shtetasin Artur Ziko, 55 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar emigranti që udhëtonte me mjetin tip “Nissan”, si edhe pasagjeri që ndodhej në mjetin e shërbimit postar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Policia në vendin e ngjarjes po heton për rrethanat e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Nissan”. m.s











