Librazhd, Berisha inauguron rrugën Hotolisht–Fraher

Aug 25, 2011 | 14:26

LIBRAZHD- Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Hotolisht – Fraher, Librazhd, një investim prej rreth 146 milion lekësh. Ne fjalen e mbajtur gjate inaugurimit, Berisha theksoi se gjatë këtyre 4 viteve qeveria do të bëjë gjithçka, që çdo komunë të lidhet me rrugë të asfaltuar me aksin kombëtar.

Ai vlerësoi të rëndësishëm partneritetin me qeverisjen vendore dhe deklaroi se qeveria do të do të financojë çdo projekt që kryetarët  dhe Këshillat e Komunave do të miratojnë për të ndryshuar për mirë jetën e banorëve dhe fermerëve të tyre.

Kryeministri theksoi se për  fermerët e  Hotolishtit dhe fshatrave të tjerë prioritet duhet të jetë punimi i tokës dhe mbjellja e drurëve frutorë.

“Të bëjmë gjithçka, theksoi kryeministri, që drurët jo frutorë ti zëvendësojmë më drurë frutorë, me të cilët mund të garantojmë të ardhura shumë më të mira për të gjithë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura