Libi, qeveria refuzon urdhër-arrestin e Gedafit

Jun 29, 2011 | 11:13

Udhëheqja libiane në Tripoli i ka hedhur poshtë urdhrat e arresteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër pushtetmbajtësit Muamar Gedafi dhe dy aleatëve të tij më të ngushtë. Ata i quajtën “të papranueshme”. “Gjykata në Hagë nuk e ka autoritetin për këtë”, tha ministri i Drejtësisë Mohamad al-Kamudi. Gjykata Penale e akuzon Gedafin, djalin e tij, Saif al-Islam, si dhe kunatin e tij (shefi i Shërbimit të Fshehtë), Abdullah al-Senusi, për krime kundër njerëzimit. Ata u ngarkuan dje për vrasjen e qindra civilëve, për tortura, për dhunë ushtarake kundër civilëve dhe për organizimin e përdhunimeve masive për frikësimin e popullsisë.

© Panorama.al

Te lidhura