Libi, lirohen 4 gazetarët italianë të rrëmbyer

Aug 25, 2011 | 13:30

Katër gazetarët e rrëmbyer italianë në Libi janë liruar. Konsiderohet se gazetarët ishin rrëmbyer nga personat e armatosur.

Ata ishin zënë dje derisa udhëtonin me veturë ndërmjet Tripolit dhe qytetit Zavijah. Shoferi i tyre u vra gjatë sulmit.

Zyrtarët italianë thonë se, pas rrëmbimit, gazetarët ishin mbajtur në një shtëpi private në Tripoli, ku njëri prej tyre ishte lejuar që me telefon të kontaktoj me shefin e tij.

Ministria e jashtme Italiane ka konfirmuar se gazetarët janë liruar, por detajet e lirimit të tyre mbeten të paqarta.

© Panorama.al

Te lidhura