Libi, kryengritësit marrin televizionin shtetëror

Aug 22, 2011 | 18:35

TIRANE- Ndërsa raportohet se kryengritësit libianë kanë marrë 95% të territorit të kryeqytetit Tripoli, ata tashmë kanë nën kontroll edhe televizionin shtetëror të regjimit të Muamar Gadafit.

Televizioni shtetëror, aktualisht nuk transmeton, porse konfimrohet se luftëtarët opozitarë e kanë nën kontroll.

Kryengritësit po avancojnë me shpejtësi, që nga nisja e sulmit për marrjen e Tripolit të dielën.

Ndërkohë, informacione kontradiktore raportohen lidhur me vendndodhjen e Muamar Gadafit, ndërsa në internet qarkullon një foto ku ai tregohet i vrarë.

© Panorama.al

Te lidhura