Gruaja dhe tre fëmijët e Gadafit janë në Algjeri, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar Ministrinë e Jashtme të vendit.
Gruaja Safia, vajza e tij Aisha dhe dy nga djemtë e tij, Hanibali dhe Mohamed, si dhe fëmijët e tyre kanë kaluar në Algjeri nëpërmjet kufirit të Libisë.
Ministria e Jashtme algjeriane, tha se OKB-ja dhe Këshilli Kombëtar Tranzitor në Libi janë njoftuar.
Aisha, një ish ambasadore i vullnetit të mirë të OKB-se e cili ka mbajtur një profil pozitiv gjatë kryengritjes së dhunshme të Libisë, raportohet se në fillim të shtatorit pritet të sjellë një fëmijë në jetë.
Ende mbetet enigmë vendndodhja e kolonel Muamar Gadafit, për të cilin gjithsesi thuhet se vazhdon të qëndrojë në Libi.
© Panorama.al











