Vizat, Fajon: Pezullim vendeve problematike

Feb 12, 2012 | 9:56

Mekanizëm për pezullim të përkohshëm të lëvizjes pa viza për vendet që nuk respektojnë liberalizimin. Deklarata është bërë nga eurodeputetja, Tanja Fajon e cila bën me dije se për këtë BE është në shqyrtim e sipër të mundësive.

“Fillimisht do të ketë mekanizëm për pezullim për gjashtë muaj, ndërsa në rast se do të vazhdojnë keqpërdorimet atëherë pezullimi do të vijoje edhe në afat më të gjatë dhe qytetarët nuk do të mund të udhëtonin”, theksoi Tanja Fajon, gjatë qëndrimit një ditë më parë në Tetovë.

Ajo ka theksuar se kërkesat për azil nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë problem më i madh.  Fajon nënvizoi se Maqedonia po ballafaqohet në mënyrë të suksesshme lidhur me problemin.

“Sa i përket Maqedonisë nuk kemi situatë alarmante, dhe në dhjetor numri i kërkuesve për azil është zvogëluar. Është e qartë se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe do ta inkurajoja që të vazhdoj edhe në të ardhmen”, theksoi Fajon, e cila dje sot u shpall qytetare nderi e komunës së Tetovës. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura