Ministri i Arsimit i Libanit, Abbas Halabi, ka thënë të dielën se vendi i tij do të shtyjë fillimin e vitit shkollor.
Halabi ka deklaruar se data e re e fillimit të vitit shkollor për më shumë se një milion nxënës do të jetë 4 nëntori për shkak të “rreziqeve të sigurisë”.
Sipas informacionit të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit, Halabi ka thënë se universitetet private mund të rifillojnë mësimet të hënën, në varësi të rrethanave të tyre specifike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al