TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim zgjedh sot kryetaren e re te LGI, mes kandidateve Luzhiana Abazaj dhe Klajda Gjosha.
Zgjedhja e asaj qe do te drejtoje Lëvizjen e Gruas për Integrim do te dale nga votimi i 1800 delegatëve të LSI-së, mbledhur nga i gjithë vendi.
Mbledhja e Konventes Kombëtare Zgjedhore e LGI-së ka nisur me një minutë heshtje për nder të viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.
Me pas, Erisa Xhixho ka paraqitur edhe programin e LGI-së ku sipas saj një nga shtyllat kryesore do të jetë edhe përfshirja e grave në vendimarrje.
“LGI-ja propozon disa mekanizma efikase për rritjen e integrimit të grave në jetën politike të vendnit ku disa prej tyre janë: të ofrohen trajnime për fushatat zgjedhore, të rritet numri i kandidateve femra në ato sektorë që kanë qënë të dominuara nga meshkujt si dhe 30 përqindshi i përfaqësuesve të grave në parlament të kthehet në parlament të kthehet në realitet” tha ajo.
Pas saj e kane marre fjalen dy kandidaten, te cilat kane shpalosur platformen e tyre.
© Panorama.al











