TIRANË-Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke ritheksuar mbështetjen që forca që drejton i jep gruas, ka deklaruar se angazhimi i gruas në politikë e kudo e bën shoqërinë më të drejtë dhe është tregues i emancipimit të një vendi.
Në fjalën e tij gjatë Konventës së Gruas për Integrim, Meta ka vlerësuar si shumë të rëndësishme iniciativën për rifreskim e ristrukturim për të nxjerrë në pah aftësitë e nënave, grave dhe fëmijëve.
“Është një moment që kërkon fuqizimin e gruas. Sfidat kanë vecantitë e tyre, nevojitet angazhim në cështjet më madhore që ka vendi. Duhet të ecim më shpejt për marrjen e statusit, është një mesazh që në gojën tuaj është edhe më domethënës dhe inkurajues, kur jemi dhe në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë. Angazhimi në politikë si dhe në jetën sociale dhe ekonomike do të cojë Shqipërinë në progres dhe arritje më të mëdha” tha ai.
© Panorama.al












