
LEZHE- Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një sherri mes të rinjsh në fshatin Blinisht të Lezhës.
Policia njoftoi se është qëlluar për vdekje, me armë zjarri shtetasi D.B, 17 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur shoku i tij, V.M, po 17 vjeç.
Të dy janë nga fshati Kallmet i Lezhës.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë çuar në përplasjen me armë me të rinjve, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
© Panorama.al











