Lëvizje e re? Nano takohet me ish drejtues të PS

Jun 2, 2012 | 15:05
Fatos Nano

Ish kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i vetëofruar për postin e Presidentit të Republikës ka zhvilluar sot takime intensive me ish drejtues dhe ish deputetë të opozitës.

Deri në këto momente, ndërsa është konsumuar raundi i parë im votimit në parlament, ish kryeministri i vendit, Fatos Nano nuk ka mundur të shndërrohet në kandidat zyrtarë për President të Republikës nga asnjëra prej forcave politike. Ai nuk ka mundur dot të marrë mbështetjen nga Partia Socialiste.

Numri i sotëm i gazetës Panorama zbardh takimin e mbajtur një ditë më parë mes Nanos dhe kreut të grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi.

Gjatë këtij takimi, Nano mësohet të jetë shprehur në mënyrë ultimative. Burime pranë takimit pohojnë se ish-kreu socialist i është shprehur Ruçit se nëse nuk merr mbështetjen e PS si kandidat për President, ai do të nisë një lëvizje politike në PS për të çmontuar, sipas tij, “parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën”.

Një takim mes drejtuesit të PS-së, Edi Rama dhe kryeministrit, Sali Berisha është paralajmëruar për ditën e nesërme, takim nga ku mund të dalë edhe emri i fatos Nanos si kandidat konsensual për president.

© Panorama.al

Te lidhura