Lëvizja qytetare dorëzon në KQZ draft për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, aktivisti: Dorëheqje Ramës dhe zgjedhje të lira!

Jun 9, 2026 | 20:09

Mes folësve në protestën e sotme ku morën pjesë mijëra qytetarë shqiptarë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ishte edhe një aktivist i lëvizjes qytetare.

Aktivisti Edmond Gjata deklaroi para qytetarëve se kanë dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një kod që i jep mundësitë dhe përparësitë qytetarëve.

“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin”, u shpreh Gjata.

qytetari kqz

Më tej ai dha edhe disa lajme të tjera, si ajo ku Rama po tenton të shesë ishullin e Sazanit pasi ua ka ofruar vetë investitorëve të huaj.

© Panorama.al

Te lidhura