Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve ka përshëndetur sot vendimin e GND-së për heqjen e mbikqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar një arritje të rëndësishme dhe historike.
“Ky eshte zhvillim tejet i rendesishem dhe shume i gezueshem jo vetem per shtetin e ri dhe te pavarur te Kosoves, për Institucionet e Kosoves, per Partite Politike ne Kosove, per te gjithe aktoret e faktoret civile dhe per te gjithe qytetaret e Kosoves, por edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. “- thuhet në deklaratë.
Heqja e mbikqyerjes se Pavaresise se Kosoves, sipas Lëvizjes Nano, është akt mirebesimi dhe inkurajimi qe na bejne Partneret tane Euroatlantike, por edhe fillimi i pergjegjesise dhe pergjegjshmerise se larte per cdo institucion, politikan, parti politike, qytetar ne Kosove, ne menyre qe te jepet deshmi e larte e aftesive dhe kapaciteteve shtetformuese, demokracindertuese dhe europianizuese.
Për Lëvizjen Nano, integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe i panegociueshem, dhe se, Kosova meriton te jete nje shtet i denjë Europian, me institucione e politike europiane dhe qytetare të denjë europianë.
© Panorama.al











