
TIRANË- Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve, duke akuzuar kreun e qeverisë, Berisha, për spekulim ndaj SHBA dhe Partnereve te tjere Europiane, pasi sipas saj “ai ne te vertete eshte treguar kokefortesisht i paafte dhe i pavullnetshem per te kryer keto detyra te shtepise, ndaj vazhdon t’i lere partneret amerikane me keshillat dhe programet e tyre per Shqiperine prapa deres dhe prapa listes!”, ka bërë një tjetër apel për bashkimin e opozitës. Bashkim, si e vetmja mundësi për të larguar Berishën dhe fituar zgjedhjet e vitit 2013.
“Sali Berisha konkurron vec me veten dhe me shembelltyrat e dobeta te tij, si brenda mazhorances, ashtu edhe ne opoziten e paafte dhe apatike te Edi Rames! Sali Berisha di te krijoje vec rregjime te mbyllura, te privatezuara, te partiakizuara, deshtakokratike dhe ngercokratike”- thekson Lëvizja.
Sipas saj, Berisha e ka te pamundur te konkurroje me Opoziten e Bashkuar ne vend, ndërkohë që bashkimi i Opozites për të eshte domosdoshmeri politike dhe historike për ta rikthyer Shqiperine ne axhenden e zhvillimit dhe integrimit.
Më poshtë deklarata e plotë:
Sot eshte 4 korriku, 236 vjetori i Pavaresise se SHBA. Gezuar Ditelindjen SHBA! Pershendetjet me te sinqerta dhe me te ndjera per kete dite te madhe! Kjo eshte nje dite teper e rendesishme sepse shenon ditelindjen e Vendit te lirise dhe te demokracise kontemporane, i cili ka transformuar e vazhdon te ndryshoje boten dhe marredheniet nderkombetare, duke percjelle e inkurajuar modelin efikas te funksionimit te vlerave e parimeve themelore te Perendimit. SHBA jane toka e lirise dhe shpreses jo vetem per amerikanet, por edhe per te gjithe boten, perfshire edhe ne shqiptaret, te deshiruar kaq shume per vlerat e lirise, demokracise dhe perendimit. SHBA jane jo vetem toka prej nga lind e percillet liria dhe demokracia, por edhe toka prej nga buron siguria per mbrojtjen e tyre. SHBA jane shteti, jane vendi qe sot festojne Pavaresine e tyre dhe ne, ne partneritet me ta, festojme shkelqimin dhe rritjen e fuqise se tyre si percues te vlerave me te larta per nje bote me demokratike, me te lire e me te drejte, por edhe per nje bote me te paqte e me te sigurte. SHBA jane aleati me i madh strategjik kombetar, rajonal dhe global per gjithe shqiptaret, kudo qe jetojne.
Ne shqiptaret u jemi mirenjohes SHBA per mbeshtetjen e pakursyer dhe parimore qe i kane dhene kombit dhe vendit tone ne cdo dite e vit te ketyre 100 vjeteve te ekzistences se shtetit shqiptar. Ne shqiptaret kerkohet qe ta meritojme kete partneritet strategjik kombetar, rajonal dhe global te SHBA jo vetem historikisht, por edhe per sfidat aktuale dhe te se ardhmes! Sic arritem te behemi partnere me SHBA ne anetarsimin ne NATO, per Clirimin dhe pavaresine e shtetit te ri te Kosoves, sic kryem detyrat kombetare te solidaritetit euroatlantik kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar nderkombetar dhe transkufitar etj., ne duhet te vazhdojme te bejme, me te njejten pergjegjesi kombetare, edhe detyrat e ndertimit te nje demokracie funksionuese dhe reale brenda vendit, mbi bazen e shtetit ligjor dhe barazise se te gjitheve para ligjit, ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend, per reformat integruese bipartizane dhe rritjen e qendrueshme ekonomike, etj. Ne shqiptaret kerkohet qe te punojme te gjithe se bashku qe te krijojme kushtet qe ne vendin tone te kemi qeverisje te paster, tranasparente dhe llogaridhenese, me pergjegjshmeri te larte para qytetareve te vendit tone dhe te gjithe partnereve tane euroatlantike. Ne shqiptaret kerkohet te punojme se bashku per reformimin e sistemit te drejtesise ne menyre qe tu pergjigjemi me efikasitet detyrimeve dhe nevojave qe kemi para qytetareve te vendit tone dhe kerkesave te partnereve tane euroatlantike.
Por fatkeqesisht ne verejme se Kryeministri Berisha vazhdon te spekuloje me kinse luajalitetin e tij ndaj SHBA dhe Partnereve te tjere Europiane, nderkohe qe ai ne te vertete eshte treguar kokefortesisht i paafte dhe i pavullnetshem per te kryer keto detyra te shtepise, ndaj vazhdon t’i lere partneret amerikane me keshillat dhe programet e tyre per Shqiperine prapa deres dhe prapa listes! Shembulli me i fundit, pas inercise shumevjecare te regjimit te Berishes, eshte zgjedhja e Presidentit dhe vazhdimi i ngercit te reformave per statusin e kandidatit ne BE ne vitin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.
Me populizmin e pseudorritjes se pagave e pensioneve, perballe alarmit te mbingarkeses se borxhit sovran e te mosrritjes se qendrueshme ekonomike, regjimi i Berishes na ka sjelle ne buze te gremines. Sali Berisha nuk konkuron dot me askend, as me ritmin e integrimit te vendeve te rajonit!
Sali Berisha konkurron vec me veten dhe me shembelltyrat e dobeta te tij, si brenda mazhorances, ashtu edhe ne opoziten e paafte dhe apatike te Edi Rames! Sali Berisha di te krijoje vec rregjime te mbyllura, te privatezuara, te partiakizuara, deshtakokratike dhe ngercokratike.
Ne keto kushte kur ai ndersa vazhdon te deshtoje me vullnet te plote e te lire qe te ndertoje klime, kulture, sjellje dhe mendesi perfshirese, komunikative, mirebesuse, bashkepunuese dhe bashkerendeuse me Opoziten, eshte e qarte se Sali Berisha po konfirmohet cdo dite qe shkon se ai nuk eshte as me shume e as me pak por nje arrestues i zellshem autokratik dhe i kaluar kohe, i energjive dhe mundesive kombetare per zhvillim te shendetshem dhe integrim europian.
Me kete zell te ecjes prapa dhe rikthimit ne modelin me te keq te liderit postkomunist ne Shqiperi dhe me gjere ne Europen Jug-Lindore, Sali Berisha e ka te pamundur te konkurroje me Opoziten e Bashkuar ne vend. Bashkimi i Opozites eshte domosdoshmeri politike dhe historike ne menyre qe ne te gjithe faktoret dhe aktoret opozitare se bashku ta rikthejme Shqiperine ne axhenden e zhvillimit dhe integrimit te shendetshem dhe te qendrueshem ne realitetet, standardet dhe vlerat euroatlantike.
Opozita e bashkuar i ka te gjitha mundesite qe t’i fitoje zgjedhjet e vitit 2013. Per kete qellim, ne populli Opozitar nuk duhet te humbasim asnje dite ne perpjekjen tone per t’u bashkuar ne nje front solidariteti euroatlantik brenda vendit, per ta festuar 4 korrikun e vitit 2013 ne nje Shqiperi te rikthyer ne rrugen e mbare me ndihmen e Zotit dhe te SHBA!
© Panorama.al











