Bajern Leverkuzen ka mundur në minutat e fundit Verder Bremenin në ndeshjen e djeshme falë një goli të Kadlec (86′). Vendasit dominuan takimin, por shpërdoruan në mjaft raste për shënim. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Kaiserslautern ka barazuar 1-1 (gola të Molders 9′ për miqtë dhe Sheshter për vendasit 80′), me Augsburgun ku militon edhe sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani. Ky i fundit nuk ishte as në 18-she në ndeshjen e djeshme, duke u lënë sërish jashtë nga trajneri i skuadrës. Në fakt, tekniku është shpeshuar haptazi që para një muaji se nuk e do Kapllanin në skuadër dhe se ai duhet të gjejë një skuadër tjetër, por sulmuesi shqiptar këmbëngul për të qëndruar te Augsburgu duke refuzuar edhe ndonjë huazim në një klub tjetër.











