Sherbimin me te mire për qytetarët dhe turistët e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha ndertimin e superstrades Levan-Tepelene, 30 km e para te se ciles u inauguruan sot.
Ne ceremonine e perurimit, Berisha ka premtuar se qeveria do te beje gjithcka per qytetaret, do te ndertohet dhe asfaltohet cdo rruge.
Ai ka akuzuar opoziten si penguese ne kete proces, nderkohe qe qeveria do te punoje per zhvillimin.
“Zhvillimi eshte potenciali i madh i ketij vendi dhe ne do te shfrytezojme gjithcka per te zhvilluar Shqiperine”- tha Berisha.
Sipas tij, studimet më të besueshme të bankës botërore kanë faktuar se cdo dollar i investuar në asfaltimin e rrugës kthehet në një fitim prej 4.6-5 dollarë, pra 460% më shumë.
“Rrugët janë punësim, sepse ato janë korridoret e energjisë së tregut. Vetëm lugina që qarkon kjo rrugë me prodhimet e saj mund të mbajë për një kohë të mirë tregun e Tiranës, por nxjerrja e prodhimeve në treg më parë ishte e pamundur, distanca që shkurton rruga është punësim, se cdo investitor që ka ndërmend të investojë jashtë Tirane përzgjedh qytete të tjera të jugut në të cilat arrin në një shpejtësi e transport shumë të mirë. Kjo është leva e Arkimedit për të nxjerrë njerëzit nga varfëria, për të bërë të vlefshme tokën e tyre, që të punojnë e të prodhojnë”- tha ai.
Segmenti i parë i kësaj superstrade, Levan-Damës ka një gjatësi prej 38 kilometrash dhe gjerësi 10.5 metra.
Shpejtësia e lëvizjes në këtë segment varjon nga 80-100 km/h dhe vlera e këtij investimi është 42 milionë euro.
Nderkohe, superstrada Levan – Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri – Jug me gjatësi totale prej 70 km dhe vlerë 70 milionë Euro. Ajo është ndarë në dy seksione: Levan –Damës dhe Damës – Memaliaj.
© Panorama.al











