Gazeta boton sot pjesën e dytë të kodeve identifikuese për gjimnazistët
Notat e provimit të parë të detyrueshëm, atij të Letërsisë, tashmë janë
publikuar nga Ministria e Arsimit. Gazeta vijon sot me botimin e pjesës së dytë
të kodeve identifikuese për maturantët në të gjithë vendin. Përkrah çdo kodi
gjendet edhe nota me të cilën ai është vlerësuar. Procedura e identifikimit me
kod vjen si detyrim i mbrojtjes së të dhënave personale. Nga statistikat që
MASH ka nxjerrë për këtë vit rezulton që niveli i nxënësve është përmirësuar
dhe kjo reflektohet me rezultate më pozitive. Ndërkaq, provimi i Letërsisë nuk
është i vetmi i detyrueshëm. Në fund të këtij muaji maturantët do të marrin
edhe rezultatin për provimin e Matematikës, i cili është gjithashtu shumë i
rëndësishëm. Maturantëve tashmë u kanë mbetur vetëm lëndët me zgjedhje.
Me të marrë rezultatet për të gjitha provimet, të interesuarit do të vijojnë me
procedurat e tjera të aplikimit për pranim në universitet.
Per te pare artikuulin e plote atehere klikoni mbi: PDF
© Panorama.al











