
Tiranë, anëtari i trupit gjykues denoncon në Polici, merret në ruajtje familja.
Kërcënimi, Ardit Mustafaj merret në mbrojtje nga “Brisku”
“Bëj kujdes të mos bëhesh palë me atë që kanë bërë të tjerët para teje”. Këto janë disa nga fjalët e shkruara në një letër anonime, e cila ka mbërritur tri ditë më parë në adresë të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Ardit Mustafaj. Letra kërcënuese e futur poshtë derës së apartamentit të gjyqtarit Ardit Mustafaj ka alarmuar Policinë e Shtetit edhe për shkak se gjithçka ka ndodhur në datën 9 shtator, në njëvjetorin e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, sapo ka marrë kallëzimin, nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka vendosur në mënyrë urgjente marrjen e masave për mbrojtje të posaçme.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











