“Leonidha më mori në telefon, kur shkova pashë gjak, ai rrinte i qetë”- Rrëfehet gruaja që ndihmonte çiftin e moshuar: Më tha, “është rrëzuar, hajde ta ngremë”

Sep 18, 2023 | 13:10
SHPËRNDAJE

Gruaja që shërbente për çiftin e të moshuarve ka rrëfyer se si e gjeti të pajetë 80-vjeçaren Afroviti, e cila u dhunua për vdekje nga i shoqi mëngjesin e të dielës (17 shtator) në banesën e tyre në fshatin Pëllumbarë të Përmetit.

permet-policia-600x450

Në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ndihmësja e të ndjerës Afroviti Peçi, e cila u godit për vdekje nga i shoqi 82-vjeçar Leonidha Peçi, tregoi se qëndronte pranë të moshuarve vetëm për t’ju çuar qumësht e ushqime, por nuk paguhej për këtë shërbim.

Ajo theksoi se 82-vjeçari Leonidha e kishte telefonuar duke i thënë se e shoqja Afroviti ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. Më pas kishte telefonuar infermieren e fshatit, e cila nga ana e saj kishte njoftuar policinë.

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë. Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm. Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.

Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.

Ndërkohë i moshuari ndodhet në spital pasi pas arrestimit ka pësuar infarkt.

Mëngjesin e djeshëm ai u shoqërua pranë Komisariati të Gjirokastrës, ndërsa pak orë më pas ka nisur të shfaqë probleme. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt kryeqytetit.

82 vjeçari mësohet se kishte ushtruar edhe herë tjetër dhunë kundrejt bashkëshortes së tij. Ndërsa fqinjët tregojnë se çifti zhvillonte debate të shpeshta dhe të ashpra mes njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura