TIRANE- Lende plasese makines se nje efektivi te policise ne Tirane. shperthimi i forte ka ndodhur mengjesin e sotem ne zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet.
Ka qene ora rreth 03:35 minuta, kur makina e parkuar prane Komisariatit numër 2 ka shperthyer.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga vendosja e një sasie lëndë eksplozive poshtë automjetit, por ende nuk ka te dhena per llojin dhe sasine e vendosur.
Makina ka pasuar demtime te shumta, por per fat nuk ka pasur njerez te lenduar. Ne te jane gjetur dokumente të makinave të sekuestruara, të cilat mendohen se ishin pjesë e dokumentacinot të punës së punonjësit të policisë. Gjithashtu mësohet se mjeti, me targa OF HA 502, ka hyrë në Shqipëri në vitin 2005 dhe mbahej nga punonjësi i policisë.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, shkaqeve te vendosjes se lendes plasese dhe identifikimin e autorit.
© Panorama.al











