Lejet e ndërtimit, Berisha: Bashkia e Tiranës, One stop shop

Aug 18, 2011 | 14:52

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha duke theksuar dosmosdoshmerine e transparences ne cdo drejtim perfshire ne licenca dhe leje ndertimi ka vleresuar hapin e mire qe eshte bere me One stop shop.

“Jam shumë i inkurajuar nga fakti që bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, që ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki dhe e kishin renditur atë në vendin e 173-të në botë, por që rrezatonte ndjeshëm në të gjithë vendin”- tha Berisha gjate mbledhjes se sotme te qeverise.

Sipas tij, duhet bere çdo gjë që te konsolidohet më tej ky institucion që, para së gjithash e mbi të gjitha, ka si qëllim të parë antikorrupsionin.

© Panorama.al

Te lidhura