Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dënon rastin e Fushë-Krujës, ndërsa Prokuroria publikoi vendimin e ri për lehtësim të akuzës, për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan ata të fisit Maja.
Balliu shprehet se lidhja e kryeministrit Rama me krimin “është aq e hapur dhe e pastër sa në çdo vënd të botës Rama do hetohej për lidhjet e tij me këto organizata kriminale.”
Postimi i plotë i ish-deputetit:
“Rama Rrajën e emëroj deputet, Gjokën e firmosi si investitor strategjik.
Lidhja e qeverisë me krimin është aq e hapur dhe e pastër sa në çdo vënd të botës Rama do hetohej për lidhjet e tij me këto organizata kriminale. Por drejtësia e narkoshtetit shërben për ti liruar nga burgu kriminelët. Ndaj sot Prokuroria ndryshonë akuzën në plagosje të lehtë dhe mohon edhe pistoletën në dorë të dhunuesve.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al