Legarde tërhiqet për Greqinë: Mora një mësim të mirë

May 30, 2012 | 13:31

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka marrë kritika nga anëtarë të Bordit Drejtues mbi komentet e saj për popullin grek, në një intervistë për “The Guardian” dhënë tri ditë më parë. Ajo ka krahasuar popullsinë në Greqi me fëmijët e varfër të Afrikës. Mijëra grekë kanë shkruar komentet e tyre revoltuese në faqen e saj në “Facebook”.  Administrata e FMN-së ka kërkuar shpjegime nga Lagarde për deklaratat e fundit, e cila ka pranuar se “Mora një mësim nga kjo çështje”. Legarde ishte shprehur se “populli grek duhet të paguajë për evazionin fiskal qe ka bërë gjithë këto vite”. Në krahasimin e saj të cilësuar të pavend, Legarde kishte thënë se: “Kam në mendje gjatë gjithë kohës fëmijët e një fshati të vogël në Nigeri, që kanë mësues vetëm dy orë në ditë, dhe tre prej tyre ndajnë të njëjtën karrige, ndërkohë që janë të etur për të mësuar shkronjat. Unë besoj se ata kanë nevojë për ndihmë më shumë sesa njerëzit në Athinë”.

© Panorama.al

Te lidhura