Legalizimet, lista e dytë me familjet që rrezikojnë.
Janë 13064 familje që rrezikojnë të marrin tapitë për pronat dhe shtëpitë. Gazeta vijon sot botimin e emrave të familjeve që i janë dorëzuar faturat e legalizimit, por nuk janë paraqitur për të bërë pagesat. Listat përmbajnë të dhëna për të gjithë qytetet e Shqipërisë. Sipas ALUIZNI-t, këto familje janë njoftuar prej kohësh për detyrimet. “Pas këtij njoftimi, drejtoritë Rajonale rezervojnë të drejtën që për të gjithë vetëdeklaruesit që nuk respektojnë afatin kohor të pagesës së faturës financiare, të shqyrtojnë dosjet përkatëse në fund të procesit”, thekson kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











