Lavrov në Siri, takon Bashar al Asad

Feb 8, 2012 | 11:52

Pas konfirmimit të vetos në OKB kundër ndëshkimit të Sirisë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka vizituar Sirinë për bisedime me Presidentin Bashar al Asad. Mbështetësit e Asad e kanë pritur Lavrovin në Damask duke valëvitur flamuj. Lavrov e ka quajtur “histeri” reagimin e Perëndimit për rezolutë kundër Sirisë dhe tha se do të kërkonin mënyrën më të shpejtë të kthimit të stabilitetit në vend. Ndërkohë, sipas UNICEF, mes viktimave të vrara në Siri nga regjimi i Bashar al Asad janë edhe rreth 400 fëmijë, ndërsa qindra të tjerë torturohen në burgje. Gjashtë vendet e Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik njoftuan tërheqjen e ambasadorëve të tyre nga Siria, si dhe dëbuan përfaqësuesit diplomatikë të Damaskut nga vendet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura