Laveci: Shqiptarët s’kishin dëshirë të na sulmonin

Jun 22, 2011 | 11:37

Ezekiel Laveci, autori i golit të parë ndaj Shqipërisë, ka mbetur i befasuar nga paraqitja e Shqipërisë dhe se do të donte që të kishte pasur pak më shumë grinte në fushën e lojës. “Personalisht jam i lumtur për paraqitjen që bëra. Ne mund të themi se funksionojmë si një ekip i organizuar mirë, por, ama, duhet ta tregojmë këtë edhe në ndeshjet e vërteta, jo vetëm si miqësorja me Shqipërinë. Përkundrazi, unë mendoj se ndeshja e së hënës ishte një test i mirë, por jo, një barometër për të parë gjendjen tonë. Skuadra shqiptare mendoi më shumë për t’u mbrojtur dhe për asnjë moment nuk sulmoi dhe nuk na vuri në vështirësi. Në një moment, nuk po e kuptoja lojën e tyre, sepse dukeshin sikur nuk kishin dëshirë të na sulmonin ose sikur kishin frikë ta bënin këtë”, ka thënë futbollisti i Napolit.

© Panorama.al

Te lidhura