Një grup ish-marinsash janë ribashkuar për të mbajtur makina larëse deri poshtë shpateve të pjerrëta të “Scafell Pike”, në liqenin e qarkut, që të mbledhin para për bamirësi. 11 ish-ushtarakët harxhuan tetë orë për t’u ngjitur 975 m në kulmin e një prej maleve më të larta të Anglisë me pajisje shtëpiake të sponsorizuara, të lidhura në kurrizin e tyre. Burrat, të cilët e përfunduan misionin e tyre të shtunën, shpresojnë se kanë mbledhur 20.000 paund në ndihmë të heronjve për Fondin e Mirëbesimit (RMCTF). Udhëheqësi i grupit, Dan Appleby, 39 vjeç, tha se “Pajisjet peshojnë rreth 46 kg dhe të gjithë djemtë kanë bërë atë që shumë e bëjnë kur kanë qenë më të rinj. Mosha mesatare e grupit tonë ishte 45, kështu që ne e kishim këtë punë mjaft të vështirë.











