Roland Hysi i “West Side Family” pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Irisi, duket se i është rikthyer jetës së tij prej beqari, ndërsa shijon pushimet në plazhet e Jugut. Paparaci ynë e ka fotografuar Landin në shoqërinë e femrave të ndryshme, me të cilat argëtohej dhe merrte rreze në relaks të plotë. Duket se për këngëtarin tashmë ka filluar një jetë e re, edhe pse ai pas ndarjes nuk është parë të shoqërohet me një femër të vetme. Ndarja e tyre erdhi pas dasmës, para së cilës nuk kishin provuar të bashkëjetonin. Ndarja e tyre erdhi pas një historie 8-vjeçare dashurie. Sa i takon muzikës, Landi, ish-vokalisti i “West Side Family” ka vendosur të tërhiqet përkohësisht. Siç është deklaruar, grupi është shkrirë dhe i vetmi që po vazhdon karrierën në muzikë është Dr.Flori. Landi aktualisht, përveç punës në një kompani celulare, prej disa sezonesh shfaqet si prezantues i programit “Mos e beso po deshe” në ekranin e “Vizion Plus”.











