Lambrinidis: Forcimi i nacionalizmit, shqetësues

Jul 28, 2011 | 18:41

Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis ka lëshuar sot një sinjal paralajmërues për sjelljen e Shqipërisë ndaj pakicës greke në vend.

Sipas mediave greke, Lambrinidis mësohet të ketë ftuar Shqipërinë t’i përmbahet angazhimeve evropiane dhe të mos i injorojë ato.

“Forcimi i nacionalizmit në këtë vend  po jep një mesazh shqetësues legjitim, dhe situata e minoritetit etnik grek në Shqipëri është një barometër i marrëdhënieve dhe kjo duhet kuptuar”  ka thënë Lambrinidis.

Në deklaratën e tij, Lambrinidis ka atakuar Turqinë dhe Maqedoninë.

Lidhur me këtë të fundit, duke iu referuar çështjes së ëmrit,  Lambrinidis tha se “kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është peng i papajtueshmërisë së tij personale dhe me këtë po e mban peng edhe të ardhmen evropiane të shtetit”

© Panorama.al

Te lidhura