Policia e Vlorës ka identifikuar tre të rinjtë që gjeten vdekjen sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Mësohet se ata janë dy vajza dhe një djalë.
Sipas policisë trupat e pajetë i përkasin shtetasve:
- Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
- Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
- Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al