Shpërthimi në një ndërtesë në Lushnje, mes të lënduarve edhe deputeti i PS-së

Mar 1, 2024 | 16:09
SHPËRNDAJE

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në një ndërtesë në Lushnje, i plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 16.06.18

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë një vinçier i cili ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke shkaktuar më pas shpërthimin.

Raporton se, si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur 8 persona, 3 prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa deputeti Çela i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ka humbur jetën një tjetër, i identifikuar si Landi Hoxha.

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ku u plagos edhe deputeti i PS-së, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

Godina e cila ishte duke u ndërtuar, dyshohet se i përkiste pikërisht deputetit Çela.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura